(Video) Komentatori ukrainas i Eurovisionit feston fitoren duke brohoritur brenda bunkerit
Fitorja e Ukrainës në Eurovizion vazhdon t’i sjellë pak gëzim kombit të shkatërruar nga lufta, në veçanti Timur Miroshnychenko, një komentatori, reagimi i të cilit në momentin kur vendi i tij fitoi konkursin u kap nga kamerat.
Duke e mbuluar këtë aktivitet nga një vendstrehim kundër bombave në Kiev, u pa sesi ai u ngrit duke festuar kur “Orkestra Kalush” mundi britanikun Sam Ryder dhe fitoi çmimin e madh.
Në një intervistë për BBC Breakfast, komentatori Miroshnychenko tha se Eurovisioni i tregoi vendit të tij se “e gjithë Europa qëndron me ne” përballë luftës së Rusisë.
“Ju nuk mund ta imagjinoni se sa e rëndësishme është kjo për ne”, tha ai, duke shtuar se ishte “përmbytur” nga emocionet kur u shpall rezultati.
I pyetur nëse ai shpreson se Ukraina do të jetë në gjendje të presë konkursin vitin e ardhshëm, prezantuesi tha: “Sigurisht”.
Rruga Press