Bota

Lavrov: Perëndimi na ka shpallur luftë totale, përpjekjet për të izoluar Rusinë janë të kota!

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka pohuar se Perëndimi i ka shpallur një “luftë totale hibride” kundër Rusisë.

Teksa ka dhënë një deklaratë nga Moska, Lavrov shton se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë konflikti me Perëndimin. Ai shtoi se përpjekjet për të izoluar Rusinë do të dënohen.

Lexo më shumë  Costa: Ndërhyrja amerikane në punët e brendshme të BE-së është e papranueshme

“Politikanët perëndimorë duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre për të izoluar vendin tonë janë të kota”, tha Lavrov.
Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së Finlandës dhe Suedisë për tu bërë pjesë e NATO-s, gjë e cila e ka shtuar më shumë ‘irrritimin’ e Rusisë ndaj perëndimit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Forcat detare suedeze përballen me nëndetëse ruse ‘pothuajse çdo javë’ – dhe mund të ketë më shumë në rrugë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *