Bota

Rusia kërcënon Britaninë dhe Finlandën: Ju zhdukim për tre minuta

Një aleat i rëndësishëm i Vladimir Putinit ka kërcënuar Mbretërinë e Bashkuar se do e godasin me bomba bërthamore. Sipas tij, Rusisë i duhen vetëm tre minuta për të qëlluar ishullin britanik.

Sipas Daily Mail, Aleksey Zhuravlyov, nënkryetar i Komisionit të Mbrojtjes në parlamentin rus Duma, tha ndërkohë se Finlandën mund ta zhdukin për 10 sekonda. Kërcënimet e egra të Zhuravlyov sinjalizojnë zemërim ndaj ofertës së Finlandës për antarësim në NATO.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

“Nëse Finlanda dëshiron t’i bashkohet këtij blloku, atëherë qëllimi ynë është absolutisht legjitim të vëmë në dyshim ekzistencën e këtij shteti. Kjo është logjike. Nëse Shtetet e Bashkuara kërcënojnë shtetin tonë, atëherë këtu është raketa Sarmat për ju. Do të hi bërthamor nga ju nëse mendoni se Rusia nuk duhet të ekzistojë,”-tha ai.

Lajmi erdhi pasi Rusia ndërpreu furnizimin me energji elektrike në Finlandë këtë mëngjes. Vendi nordik importon dhjetë për qind të energjisë elektrike nga Rusia. Flukset e energjisë ruse në Finlandë ndaluan pasi importuesi shtetëror nuk ka marrë pagesa.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 80-të. Rusia ka pezulluar furnizimin me energji elektrike të Finlanda që synon të anëtarësohet në NATO. Ekspertët amerikanë thonë se Ukraina ka fituar betejën për Kharkivin. Presidenti ukrainas Zelensky është shprehur sot se askush nuk mund të parashikojë se sa do të zgjasë kjo luftë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *