Lajme

Mbi 6 mijë qytetarë të Kosovës hynë në Shqipëri këtë mëngjes për të kaluarën fundjavën

Fundjava nisi me një fluks të lartë mjetesh e qytetarësh të Kosovës që kaluan në pikën e përbashkët kufitare të Morinit me destinacion Shqipërinë.

Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedurë të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, duke shmangur radhët dhe qendrimet e panevojshme në kufi.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Shtatë sportele janë në funksion të plotë, ndërsa heqja e masave kufizuese të pandemisë që prej 1 majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare, por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit.

Sipas Policisë Kufitare, në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë. Bregdeti mbetet më i preferuari, por gjithashtu edhe qytetet e tjera turistike.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *