Bota

Rusia po ikën nga Kharkivi. Ky është një moment i rëndësishëm

Nga Joe Inwood, BBC

Ukraina duket se e ka fituar betejën për Kharkivin- sipas Institutit për Studimet e Luftës.

Në vlerësimin e fundit për luftën, analistët e respektuar ushtarakë thonë se Rusia nuk arriti të rrethojë dot qytetin e dytë më të madh në Ukrainë dhe tashmë ka hequr dorë nga përpjekjet për të bërë diçka të tillë.

Lexo më shumë  Ukraina godet sërish tubacionin rus të naftës, “Druzhba”

Kharkivi, në verilindje të vendit, ndonjëherë njihet si qyteti-fortesë. Në këtë luftë tregoi se e meriton këtë emër.

Që prej nisjes së pushtimit, kapja e këtij qyteti ka qenë një synim strategjik i forcave ruse.

Por më shumë se dy muaj më pas rusët, jo vetëm që kanë dështuar për të bërë diçka të tillë, por sipas institutit amerikan, ata i kanë braktisur përpjekjet.

Lexo më shumë  Macron paralajmëron Zelenskyn: SHBA-të mund të tradhtojnë Ukrainën në territor

Trupat ukrainase besohet se i kanë shtyrë ata drejt kufirit ndërkombëtar.

Por kjo nuk duket të jetë një tërheqje e plotë- siç u pa në kryeqytetin Kiev.

Një moment i rëndësishëm në luftë, më shumë se një pikë kthese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *