KryesoreLajme

Kurti: Serbia nuk do marrëveshje, atë e pengon përparimi i Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth dështimit të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për çështjen e targave, e cila është diskutuar të premten në takimin ndërmjet kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimit dhe atij nga serbia, Petar Petkoviq, shkruan Fadil Sertolli i RTKlive.com.

Kreu i ekzekutivit Albin Kurti në një lidhje direkte në RTK tha se Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje. Ai tha nuk e ka ndjekur përse afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, porse beson që ndërmjetësuesi Lajçak do ta shpjegoj se cila pale nuk ishte konstruktive.

Lexo më shumë  35 ditë revoltë! Diaspora “zbarkon” sot në Tiranë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama, jepe dorëheqjen!

“Unë për vete nuk kam dilema. E di që kyrenegociatori ynë, Besnik Bislimi ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi s’është i interesuar të ketë marrëveshje”, tha Kurti në RTK.

Ndërkaq, ka thënë ai, se nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit.

“I takon ndërmjetësit, që ta sqaroj sepse konkretisht nuk u arrite marrëveshja, e cila ka qenë mjaft afër”, tha Kurti në RTK.

 Madje i pari i qeverisë së Kosovës tha se Serbia tashmë e ka shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, sepse Kosova po përparon e kjo gjë po e pengon Serbinë.

Lexo më shumë  Media e njohur italiane, “Il Foglio” shkruan për revoltën 35-ditore të shqiptarëve: Sheshet mbushen me njerëz që duan ta shohin “Edi Ramën në burg”, e konsiderojnë kriminel që ka hedhur Shqipërinë në gojën e ‘peshkaqenëve’

“Presidenti i Serbisë është duke shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, dhe unë besoj që kjo ka të bëjë me suksesin e Kosovës. Ne po përparojmë në të gjitha fushat, e kjo i pengon atij. Ne e bëjmë punën tonë por duhet edhe kancelaritë perëndimor t’i tregojnë Beogradit që nuk mund të vazhdojë kësisoj më tutje”, tha Kurti në RTK.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *