KryesoreLajme

Britania mbështet Kosovën për antarësim në Këshillin e Evropës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka ofruar mbështetjen e shtetit të tij për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Në një shkrim në Facebook ai ka thënë se kërkesa e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës është sinjal i vendosmërisë për të përkrahur vlerat evropiane.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Dëshira e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës është sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Është gjithashtu shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për të përkrahur vlerat kyçe evropiane dhe për ta çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar. I uroj sukses Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook të premten.

Kosova aplikoi për pranim në Këshill të Evropës. Nga 46 shtete anëtare, mjaftojnë 31 vota për t’u pranuar. Janë 34 anëtare në Këshill të Evropës që e kanë njohur Kosovën si shtet.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Mbështetje i ka dhënë edhe Gjermania, ndërsa Franca ka thënë se nuk përkrah vendime të njëanshme për shkak se “mund të çojnë në tensionime”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *