KryesoreLajme

Reagon Kamberi: ‘Šiptare preko Prokletija’? Aty na duan? Përtej Bjeshkave të Nemura?

Pas aplikimit të Republikës së Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës, Serbia ka mbajtur Këshillin Kombëtar për Siguri të Serbisë.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Siguri të Serbisë, Ministri i Jashtëm serb, Selakoviq, dhe Kryetari i Parlamentit serb, Daçiq, dolën me deklarata ku lajmëronin vazhdimin e fushatës për çnjohjen e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Shqipëria mes braktisjes dhe refugjatëve, Rama e sheh shpopullimin si 'fitore'

Këto deklarime e kanë nxitur deputetin shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi, që të reagoje. Më poshtë keni statusin e plotë të z. Kamberi:

Dy zyrtarë nga pushteti i Serbisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviqi i SNS dhe kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiqi nga SPS u deklaruan njëzëri sot për aktivizimin e fushatës për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Paralelisht të njëjtat parti të Qeverisë e Serbisë angazhohen vrullshëm për pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi dhe për eliminimin e atyre pak shqiptarëve të mbetur në institucionet e Serbisë, përderisa duan vet të përfshihen në vendimmarjet e Komunës së Luginës së Preshevës ku shqiptarët janë shumicë.

S’duan Pavarësi të Kosovës.

Madje s’duan shqiptarë as në institucione dhe as në shtëpitë e tyre brenda Serbisë.

‘Šiptare preko Prokletija’? Aty na duan? Përtej Bjeshkave të Nemura?

Rruga Press

Lexo më shumë  24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *