Bota

Zelensky thotë se do të fliste me Putinin vetëm për vetëm, pa pasur ndërmjetës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është gati të flasë drejtpërdrejt me homologun e tij rus, Vladimir Putin, por “vetëm pa asnjë ndërmjetës”, tha ai për kanalin televiziv italian Rai 1.

Sipas medieve të huaja, Zelensky tha se do të fliste me Putinin, “vetëm në aspektin e dialogut dhe jo për aspektin e ultimatumeve”.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl

Ai tha se “hapi i parë i qartë”, për mbajtjen e bisedimeve do të ishte kur Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

Zelensky shtoi se sa më shumë raste të “brutalitetit të hapur” nga ruset, si ato në Bucha, Borodyanka apo Mariupol, aq më pak tolerant do të jetë ai ndaj çdo negociate me Rusinë.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi dhe kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medisnky, që atëherë ka thënë se bisedimet e paqes po mbaheshin nga distanca. 

Lexo më shumë  SHBA dhe Japonia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore pas patrullave Kinë-Rusi

RRuga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *