KryesoreOpinion/Aktualitet

Cili është emri i këtij përbindëshi të ndyrë që i shërben shovenizmit të Vuçiqit dhe Dodikut?

Ditën e djeshme Parlamenti i Republikës së Shqipërisë rrëzoi me votë propozimin për njohjen e gjenocidit serb të kryer në Srebrenicë.

Ky lajm mori edhe jehonë ndërkohmbëtare. Për turpin e shqiptarëve, kuvendi shqiptar, ashtu siç do i pëlqente liderëve serb me prapavijë millosheviqiane, nuk njohu një gjenocid që tashmë njihen ndërkombëtarisht nga gjykatat ndërkombëtare, si dhe nga shtetet demokratike perëndimore.

Nëse pas këtij vendimi të deputetëve të Partisë Socialiste fshihet shantazhimi i liderit të tyre, kryeministrit Rama prej presidentit serb, apo nëse ky i fundit vendoset në linjën gjenociadiale serbe me dëshirën e tij, kjo ngelet e diskutueshme (duhet theksuar se pjesë e gjenocidit serb është edhe mosnjohja e këtij gjenocidi prej institucioneve serbe; mosnjohja e gjenocideve njihet gjerësisht si një nga fazat përplotësuese të gjenocidit, pra gjenocidi si i pandëshkuar nuk mbaron me kryerjen e vrasjeve, por me fshehjen e tyre institucionalisht). Cilido që të jetë rasti, shërbimi që Rama po i bën shtetit serb dhe interesave të tij hegjemoniste ngelet i pashembullt.

Sikur ky akt i ulët i deputetëve të qeverisë Rama të mos mjaftonte, vetë kryeministri Rama, në prag të takimit me liderë të Ballkanit Perëndimor, në prani të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe Olivér Várhelyi, publikoi një foto ku shprehte se në ato pamje, sipas tij, mund të shihnim një “foto familjare përpara darkës së punës”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Nuk e dimë nëse ata që i kishte në krahë në këtë foto Rama i konsideron vëllezër, motra, baballarë, nëna, gjyshër, gjyshe etj, por sido që të jetë, simbolika e fotos së postuar prej kryeministrit Rama ishte po aq e pabesueshme sa akti i rëndë i deputetëve të tij kur mohuan gjenocidin në Srebrenicë.

Rama u shfaq në krah të presidentit serb Vuçiq (ish-ministër i Millosheviqit, i cili i ka shprehur qartë ambiciet spastruese dhe ekspansionistëve në drejtim të shqiptarëve) dhe në anën tjetër, në krah të presidentit të Republika Serbska në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik (shovenist i gjendur në listat Non-Grata të SHBA-së). Krejt në cepin tjetër, në foto dukej Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Nëse i qëndrojmë simbolikës që na ofroi Rama, me këtë foto ky i fundit donte të thoshte se kjo “famlije” përbëhet nga kryeministri i Shqipërisë dhe dy më të dashurit e tij përreth tij, të cilët ndoshta ai i konsideron vëllezër, Vuçiqi dhe Dodiku, të cilët sëbashku aspirojnë familjen e madhe evropiane, simbol i të cilës është përfaqësuesi i BE-së Borrell dhe Olivér Várhelyi, dhe Donika Gërvalla (që simbolizon Kosovën), të cilën Rama nuk e përfill aspak, e ndjen të largët dhe do që ngadë-ngadalë ta nxjerrë krejtësisht atë (Kosovën) jashtë kornizës së tij familjare, si dhe jashtë destinit për në BE. Paçka se për nga natyra ajo është “motra e tij” ai i rri larg asaj, duke gjetur vëllazëri mes dy shovenistëve serb, të cilët e duan Kosovën të jetë pranë Serbisë, ashtu siç Rama nuk e do Kosovën të jetë pranë Shqipërisë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Në “kornizën familjare” të Ramës nuk ka vend për Kosovën, atë vend e zunë “vëllezërit shovenist serb”, bij të Millosheviqit. Këta tre vëllezër rrethohen nga BE-ja, kurse Kosova gjendet jashtë saj.

Gjithë këto na bëjnë të ngrejmë pyetjen se cili është emri i këtij përbindëshi të ndyrë që i shërben shovenizmit të Vuçiqit dhe Dodikut.

Në lidhje me këtë sjellje antishqiptare të kryeministrit Rama, edhe në simbolikë edhe në akt, u shpreh dhe profesori i filozofisë Elvis Hoxha, duke thënë se: Mes vëllezërve të tij serbë dhe larg shqiptarëve, kryeministri i qeverisë londineze ndjehet i lumtur. Ky ka qenë siç duket gjithnjë programi i partisë socialiste dhe partisë së punës, përderisa kjo parti nuk ndjehet keq.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *