Bota

Franca alarmon në Këshill të Sigurimit për sigurinë në Bosnje e Kosovë pas luftës në Ukrainë

Ambasadorja e Francës në Kombet e Bashkuara, Nathalie Estival-Broadhurst, ka thënë se shteti i saj shpreh shqetësimin për krizën e vazhdueshme politike në Bosnje e Hercegovinë që nga vera e kaluar.

Siç ka thënë ajo, një krizë e tillë rrezikon arritjen pothuajse 30 vjeçare të ndërtimit të institucioneve dhe reformave në Bosnje e Hercegovinë.

Broadhurst tutje ka thënë se duke qenë përballë kësaj dinamike shqetësuese, prezenca ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë mbetet e nevojshme për stabilitetin e Bosnjës dhe të rajonit.

Lexo më shumë  Autoritetet estoneze sekuestrojnë një anije me destinacion Rusinë, dyshohet për kontrabandë

Diplomatja franceze ka thënë se prezenca e misionit të EUFOR-it në Bosnje duhet të vazhdojë, derisa përmend edhe Kosovën, duke thënë se Bashkimi Evropian ndihmon në reduktimin e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes misionit të EULEX-it.

Broadhust tutje ka thënë se me luftën e paprecedentë që Rusia ka nisur në Ukrainë, Franca nuk do të ndal përpjekjet për të punuar për stabilitetin e Evropës dhe në mënyrë të veçantë të Ballkanit.

Lexo më shumë  Gjermania hap fabrikën gjigante të inteligjencës artificiale në Evropë

“Meqë kontinenti evropian përballet me një sfidë të paprecedentë që vjen nga lufta e Rusisë në Ukrainë, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të punuar për stabilitetin në Evropë, veçanërisht në Ballkan”, ka thënë ambasadorja Broadhurst në Këshillin e Sigurimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *