Raporti i agjencisë së OKB-së: Gati 5 milionë ukrainas kanë humbur punën e tyre që nga fillimi i luftës
Rreth 4.8 milionë njerëz në Ukrainë kanë humbur punën e tyre që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, sipas një raporti të ri nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), një agjenci e OKB-së.
“Nëse armiqësitë do të përshkallëzoheshin, humbjet e punësimit do të rriteshin në shtatë milionë,” vlerësoi raporti, duke theksuar se “nëse luftimet do të pushonin menjëherë, atëherë do të ishte i mundur një rimëkëmbje e shpejtë, me kthimin e 3.4 milionë vendeve të punës. Kjo do të reduktonte humbjet e punësimit në 8.9 për qind”.
Raporti i ILO-s theksoi gjithashtu se qeveria ukrainase ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të mbajtur funksional sistemin kombëtar të mbrojtjes sociale duke garantuar pagesën e përfitimeve, duke përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit, nëpërmjet përdorimit të teknologjive dixhitale.
Nga 4.8 milionë njerëz që humbën punën, gjithsej 1.2 milionë prej tyre janë refugjatë që ikën në vendet fqinje dhe 3.6 milionë prej tyre janë të papunë që jetojnë në Ukrainë, sipas raportit të ILO.
Më shumë se 5.23 milionë refugjatë, të cilët janë kryesisht gra, fëmijë dhe njerëz mbi moshën 60 vjeç kanë ikur në vendet fqinje që nga 24 shkurti, thuhet në raport të mërkurën.
Kriza në Ukrainë mund të krijojë gjithashtu ndërprerje të punës në vendet fqinje, kryesisht në Hungari, Moldavi, Poloni, Rumani dhe Sllovaki, shtoi raporti.
“Nëse armiqësitë vazhdojnë, refugjatët ukrainas do të detyrohen të qëndrojnë më gjatë në mërgim, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi tregun e punës dhe sistemet e mbrojtjes sociale në këto shtete fqinje dhe duke rritur papunësinë në shumë prej tyre”, thuhet në deklaratë.
Rruga Press