Bota

Borrell pret në darkë joformale liderët e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të organizojë një darkë joformale me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën, më 11 maj.

Tradita e mbajtjes së një darke të tillë joformale ishte nisur nga paraardhësja e Borrellit, Federica Mogherini, e cila takonte liderët e Ballkanit çdo vit në darkë joformale, për të diskutuar për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat përballej ky rajon.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Këtë vit, sipas njoftimit, çështja e sigurisë në Evropë do të jetë në krye të agjendës në dritë të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Pjesëmarrja në darkën në Bruksel e kanë konfirmuar: ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Kosova përfaqësohet në këtë darkë joformale me kryediplomaten Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara, shkruan REL.

Para darkës joformale, të gjithë pjesëmarrësit do të zhvillojnë bisedime të shkurtra dypalëshe me shefin e diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *