BotaKryesore

Vritet gazetarja e Al-Jazeras gjatë një aksioni të Izraelit në Bregun Perëndimor

Një gazetare e Al-Jazeeras është qëlluar për vdekje ndërsa po mbulonte një aksion të Izraelit në qytetin e Bregut Perëndimor, Jenin, të mërkurën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, raporton agjencia AP.

Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, ka vdekur pak kohë pasi është qëlluar me armë. Një gazetar tjetër palestinez, që punon për gazetën Al-Quds me seli në Jerusalem, po ashtu është qëlluar, por gjendja e tij është stabile.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Al Jazeera ka fajësuar Izraelin për vrasjen. Në një komunikatë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “dënojë dhe të mbajë përgjegjëse forcat okupuese të Izraelit për shënjestrim dhe vrasje të qëllimshme të koleges, Shireen Abu Akleh”.

Në videot e incidentit, Abu Akleh, shihet me një xhaketë të kaltër me fjalët “PRESS”.

Ushtria e Izraelit ka thënë se forcat e saj janë sulmuar me armë të rënda dhe eksplozivë në Jenin, dhe është dashur të kundërpërgjigjen. Ushtria ka thënë se “po heton ngjarjen dhe po shikon edhe opsionin nëse gazetarët janë qëlluar nga palestinezët e armatosur”.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *