“Zani i Scyptarit”, 125 vjet nga zëdhënësi i komunitetit shqiptar të Zarës
125 vjet më parë, pikërisht me 10 maj 1897, doli në qarkullim gazeta shqipe “Zani i Scyptarit”, në Borgo Erizo, zëdhënëse e komunitetit shqiptar të Zarës në Dalmaci.
Qëllimi themelor i kësaj gazete ishte përcjellja e frymës së lëvizjes ideore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, gjë që karakterizonte edhe të gjithë shtypin që u botua në diasporë.
Kujtojmë se, nga gazeta e parë e botuar në vitin 1848 deri më 1912, dolën afro 90 gazeta e revista kudo ku ishin ngulimet e vjetra e të reja të shqiptarëve. Vendin e parë në këtë lëvizje kulturore të shtypit, e mbajnë padyshim Arbëreshët e Italisë.
Rruga Press