Opinion/Aktualitet

Katalogojmë shkelje drejtshkrimore, përvetësojmë normën standarde

Nga Gent Carrabregu

Ka kohë që vërej një shkelje bukur të shpeshtë dhe acaruese të një norme të drejtshkrimit shqip që futet tek katalogu i shkeljeve tipike për shqiptarët nga Republika e Shqipërisë (RSh). Bëhet fjalë për normën që thotë “[m]biemrat, të cilët përcaktojnë emrat mashkullorë me shumësin me -e, në numrin shumës përdoren në trajtën e gjinisë femërore” (Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe, Çabej et al., § 42, f. 80). Pra shkruhet “dete të thella” e jo “dete të thellë”, “metale të rralla” e jo “metale të rrallë”, “elementet kimike” e jo “elementet kimikë”, “motive të shkëlqyera” e jo “motive të shkëlqyer”, “vende të bukura” e jo “vende të bukur”, e kështu me radhë.

Lexo më shumë  Mbylle TikTok-un sa të duash, por 14-vjeçarët do rriten sërish mes llumit

Kur fillova ta ndesh këtë shkelje në mënyrë të përsëritur nga autorë të ndryshëm shqiptarë nga RSh, për një moment dyshova që mund ta kem gabim unë. Duke qenë ne kosovarët ngelësit proverbialë në nxënie të standardit shqip, thashë me vete, ajo që i tingëllon veshit tim natyrshëm s’mund të jetë ndonjë udhërrëfyes i besueshëm në këto farë punësh të rafinuara. A do ti pikërisht i nënvlerësuari të kishte të drejtë në këtë rast.

(Nga rubrika: katalogojmë shkelje drejtshkrimore, përvetësojmë normën standarde.)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *