Lajme

​Ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare, këta janë titujtë që i fitoi Xhevdet Peci në karrierën e tij

Legjenda e boksit kosovar Xhevdet Peci ka vdekur dje në moshën 67 vjeçare. Lajmin për KosovaPress e konfirmoi Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demolli i cili tha se ai ka vdekur në Shtete e Bashkuara të Amerikës, atje ku është edhe një pjesë e familjes së tij.

Demolli gjithashtu ka thënë se ende nuk dihet se kur do të bëhet ceremonia e varrimit të Pecit por se për këtë janë në kontakt me familjarët e tij dhe detajet tjera do të zbulohen në vazhdim.

Lexo më shumë  Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes

Peci kishte lindur me 17 prill 1955 ndërsa me boks filloi të merret nga mosha 16 vjeçare. Në vitin 1973 Peci së bashku me trajnerin e tij Lah Nimani bëhen pjesë e Klubit të Boksit “Prishtina”, klub me të cilin ai korri suksese të mëdha dhe fitoi shumë trofe.

Këta janë tituj e fituar nga Xhevdet Peci në karrierën e tij:

Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale

Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore

Dy herë Kampion Ballkanik

Nga vitit 1999 ai ishte kryetar e këshillit profesional së Federatës Boksit të Kosovës

Në vitin 2000, qyteti i Mitrovicës e zgjodhi atë si sportistin e shekullit.

Rruga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *