Në Kiev dëgjohen sirenat e alarmit për sulme ajrore
Sirenat e paralajmërimit të sulmit ajror janë dëgjuar në të gjithë kryeqytetin ukrainas këtë mbrëmje, raporton Sky News.
Prezantuesi i Sky Mark Austin u detyrua të ndërpresë intervistën e tij me Sir Andrew Wood pak çaste më parë për shkak të paralajmërimit.
Qyteti ka qenë kryesisht i qetë në javët e fundit, pasi shumica e trupave ruse u tërhoqën nga kryeqyteti për të përqendruar përpjekjet e tyre në lindje dhe jug.
Sirenat paralajmërojnë ata në Kiev që të kërkojnë strehim, pasi një sulm mund të jetë i pashmangshëm
Rruga Press