Lajme

(FOTO) – “Vijat e bardha nuk janë drogë, por për këmbësorët”- Një ditë pas aksidentit të frikshëm në Tiranë gazetarët protestë te sheshi “Nënë Tereza”

Gazetarët dhe aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën pasditen e sotme në një protestë simbolike në sheshin “Nënë Tereza” kundër mosndëshkimit të shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Duke marrë shkas nga aksidenti i frikshëm i ndodhur një ditë më parë në Tiranë ata shpalosën pankarta me mesazhe të forta për jetën.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

“Karroca e jetës! Vizat e bardha në asfalt nuk janë drogë, janë për të kaluar këmbësorët”, kështu thuhet në një prej mesazheve që gazetarët mbanin në duar.

Vëmendjen e mori edhe një pankartë që mbahej në duar nga një fëmijë që bën apel për uljen e shpejtësisë gjatë drejtimit të automjetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *