Sasi e madhe e dezinformatacionit dhe propagandës po përhapet përmes mediave ruse të vendosura në Serbi
Sasi e madhe e dezinformatave dhe propagandës po përhapet përmes mediave ruse të vendosura në Serbi
Kryetari i Këshillit Atlantik të Serbisë, Vladan Zhivuloviq ka thënë se një sasi e madhe e dezinformatave dhe propagandës po shpërndahet përmes mediave ruse të vendosura në Serbi, si Sputnik, Russia Today (RT) dhe portalit të Patriarkanës së Moskës.
Sipas Zhivuloviqit, këto lajme po shërbehen për të krijuar armiqësi ndaj Perëndimit.
“Nga dikush që ishte aleati ynë, befas bëhet një tregim se ata janë fajtorë për të gjitha të këqijat që ka përjetuar Serbia deri më sot”, është shprehur Zivuloviq.
Ai thekson se qytetarët në Serbi nuk e shikojnë në mënyrë kritike llojin e informacionit.
“Këto portale po nxjerrin pjesë të informacionit të pavërtetë dhe se në këtë mënyrë një numër i madh i qytetarëve në Serbi nuk i shikojnë në mënyrë kritike llojin e informacionit. Ne po i vëmë të gjitha këto në rrezik për shkak të qasjes sonë jokritike ndaj informacionit dhe pranimit të dezinformatave të tilla”, thekson ai.
Zhivuloviq ka shtuar se mospublikimi i informacionit është i pranishëm në mediet serbe, gjë që sipas tij është “tokë pjellore për manipulim”.
“Mospublikimi i informacionit krijon edhe konfuzion në opinionin publik serb se nuk ka zhvillime pozitive nga Perëndimi ndaj nesh. Është normale që do të pranoni dezinformata të mëtejshme se për gjithçka që po ndodh në Serbi është fajtor Perëndimi”, ka përfunduar Zhivuloviq, raporton danas./KP
Rruga Press