Lajme

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Gërvalla nderon viktimat e Holokaustit në Izrael

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Izrael, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur nga homologu i saj izraelit Yair Lapid.

Në fillim të takimit, siç bëhet e ditur nga komunikata për media, Gërvalla ka shprehur konsideratën e lartë për shtetin e Izraelit nga Qeveria dhe populli i Kosovës, duke vlerësuar njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit si një ngjarje shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun e saj me zhvillimin e gjithmbarshëm dhe progresin e arritur në Kosovë, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe orientimin strategjik për integrime euro-atlantike.

Lexo më shumë  Protesta në Tiranë/ Blindohet kryeministria, mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë

Gjatë takimit Gërvalla e falënderoi ministrin Lapid për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë e shprehur për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, arsimin, teknologjinë dhe inovacionin, edukimin, shkencën, kulturën, kinematografinë, e dëshmuar me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushat përkatëse.

Gjithashtu, në vazhdim të vizitës në Izrael, Gërvalla, vizitoi sot qendrën përkujtimore Yad Vashem në Jerusalem, ku u njoh nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit, të dokumentuar në mënyrë shumë mbresëlënëse në këtë qendër përkujtimore.

Lexo më shumë  Rama rrit taksat dhe faturën për shqiptarët, ekspertët paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh dhe kosto të reja për biznesin

Gjatë ceremonisë zyrtare, ministrja Gërvalla ndezi flakën e përhershme dhe vendosi një kurorë me lule në emër të Republikës së Kosovës. Më pas, ministrja Gërvalla vizitoi pavijonin e ndërtuar në kujtim të një milion e gjysmë fëmijëve të vrarë gjatë Holokaustit dhe pas një shënimi në gjuhën shqipe në Librin e Përkujtimit iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *