Bota

Në fabrikën e çelikut Azovstal nuk ndalen sulmet, ja raportimet

Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, sipas një deklaratë të ministrisë të mbrojtjes së Ukrainës, shkruan BBC.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Oleksandr Motuzyanyk tha se nuk përjashton mundësinë e sulmeve ajrore të ardhshme në fabrikë, ku janë strehuar trupat e fundit ushtarakë.

“Në Mariupol, armiku vazhdon të bllokojë njësitë tona në fabrikën Azovstal. Me ndihmën e armëve dhe tankeve, forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë fabrikën,” tha Motuzyanyk në një konferencë për shtyp.

Lexo më shumë  Tregjet globale tronditen, pas paralajmërimeve të Trumpit për tarifa të reja

Putini i tha ministrit të tij të mbrojtjes që të mos sulmonte Azovstalin, për të shmangur vrasjen e rusëve, ndërsa Moska ka mohuar akuzat e mëparshme të Ukrainës për sulmet në fabrikë.

Por forcat e mbështetura nga Kremlini thuhet se kanë intensifikuar sulmet në fabrikën e çelikut gjatë ditëve të fundit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit