(Foto) Zelensky nderon qenin trim me medalje, ka zbuluar mbi 200 mina në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky nderoi të dielën një qen shërbimi të quajtur Patron, për të cilin qeveria ukrainase thotë se ka zbuluar qindra pajisje shpërthyese që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.
Sipas mediave të huaja, qen i vogël i cili ka ndihmuar vendin e tij në luftën kundër Rusisë, duke zbuluar më shumë se 200 mina të vendosura nga ushtria ruse, u nderua me medalje nga Zelensky. Patroni, që në gjuhën ukrainase do të thotë “gëzhojë”, mori medalje nderi për trimërinë dhe guximin që ka treguar në luftën Rusi-Ukrainë.
Në fotografitë e mëposhtme ai duket në disa nga momentet që ka zbuluar pajisjet shpërthyese. Gjatë ceremonisë qendron afër Zelenskyt, teksa të gjithë durartokisnin.
Qeni 2-vjeçar dhe i zoti i tij , Mikhail Iliev, ishin të pranishëm në Kiev gjatë takimit të Zelensky me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trinto. Presidenti ukrainas e përshkroi Patronin si një “ndihmës piroteknik të mrekullueshëm”.
“Sot, dua të shpërblej ata heronj ukrainas që pastrojnë tokën tonë nga minat, midis heronjve tanë është dhe një ushtar i vogël i mrekullueshëm, një mbrojtës, i cili jo vetëm ndihmon në çaktivizimin e eksplozivëve, por u mëson ushtarëve tanë rregullat e nevojshme të sigurisë, në zonat ku ekziston rreziku i minave”, tha Zelensky gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes,”
Rruga Press