KryesoreLajme

Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri takohet me Papa Françeskun. I kërkon mbështetje për pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu vizitoi shtetin e Vatikanit me ftesë të Papa Françeskut.

Takimi zgjati më shumë se 30 minuta. 

Temë kryesore e bisedës ishin  bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri, Dokumenti i Vëllazërisë Njerëzore i nënshkruar midis Imamit të Madh të Al-Az’har, Ahmed Tajib dhe Papa Fançeskut.

Lexo më shumë  “Unë jam kryeministër i Kosovës” – Kurti për reagimin e ambasadës amerikane mbi Listën Serbe

Papa vlerësoi rolin e veçantë që luan Kryetari Spahiu në promovimin dhe përhapjen kudo në Shqipëri të Dokumentit të firmosur në Abu Dabi mbi vëllazërimin njerëzor.

Kryetari Spahiu i ka  kërkuar Papa Françeskut mbështetjen e shtetit të Vatikanit për pavarësinë e Kosovës, shkruhet në postimin në facebook të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Takimi midis Papës dhe Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është i pari në llojin e tij që prej themelimit të KMSH-së.

Lexo më shumë  Shpërthen skandali në NATO, kontraktori izraelit i Edi Ramës pezullohet për korrupsion; lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *