Gjithçka merr fund, Haaland ka zgjedhur klubin e ri, zbulohen detajet e marrëveshjes
E ardhmja e Erling Haaland tashmë duket se ka marrë drejtim dhe pas shumë zërash merkatoje, sulmuesi suedez ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, pasi në qershor do të largohet nga Borussia Dortmund.
Norvegjezi ka zgjedhur që të transferohet te Manchester City dhe të gjitha detajet janë vendosur ose të paktën kështu raporton “Tuttomercatoweb”.
Në këtë mënyrë, Haaland do të transferohet në “Etihad” për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola, i cili pëlqen shumë 21-vjeçarin e Borussias.
City do të paguajë klauzolën e lirimit të Haaland që është 70 milionë euro dhe do t’i ofrojë sulmuesit një pagë prej 30 milionë euro për pesë sezone.
Rruga Press