Bota

Bllokohen miliona ton eksporte të grurit në Ukrainë, OKB: Portet në Detin e Zi janë të mbyllura

Njëzet e pesë milionë tonë drithë nga Ukraina, që do të eksportoheshin, janë bllokuar për shkak se portet e Detit të Zi janë mbyllur, thotë Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e OKB-së.

Zëvendës drejtori i FAO-s, Josef Schmidhuber tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se rreth 700,000 ton drithë dukej se ishin zhdukur.

Lexo më shumë  Fishkëllima ndaj delegacioneve të ShBA-së dhe Izraelit në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike

Schmidhuber u bazua në raportet e mediave sociale se trupat ruse po vidhnin drithë dhe pajisje bujqësore nga Ukraina.

Mungesa e drithit po çon në rritje të çmimeve globale të ushqimit. Në ditët e fundit janë rritur paralajmërimet nga agjencitë e ndihmës së OKB-së se shumë vende të varura ose nga furnizimet ushqimore humanitare ose nga importet e drithërave ruse dhe ukrainase, përballen me pasiguri ushqimore dhe madje edhe urinë.

Lexo më shumë  Trump refuzon të kërkojë falje për postimin racist ndaj çiftit Obama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *