Bota

Rusia me ide të qarta në Ukrainë, zyrtari i lartë i Putinit zbulon: Do të qëndrojmë përgjithmonë në Kherson

Rusia do të qëndrojë gjithmonë në rajonin e Khersonit. Ky pretendim vjen nga zyrtari lartë rus, Andrei Turchak.

Media shtetërore ruse RIA-Novosti tha se Turchaku i bëri komentet gjatë një vizite në Kherson, një rajon i rëndësishëm ukrainas në veri të Krimesë që është pushtuar nga forcat ruse që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës.

“Nuk do të ketë kthim në të kaluarën. Ne do të jetojmë së bashku, do të zhvillojmë këtë rajon të pasur, të pasur me trashëgimi historike, të pasur me njerëzit që jetojnë këtu”, tha Turchaku, duke iu drejtuar banorëve të Khersonit.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Ai shtoi se statusi i rajonit të Khersonit do të përcaktohet nga banorët e tij.

“Të mos kalojmë përpara. Në çdo rast, statusin do ta përcaktojnë banorët,” tha Turchaku.

Kishte raporte se Rusia do të organizonte një referendum në rajon, por nuk janë bërë të ditura plane.

Sipas mediave shtetërore ruse, Turchaku dhe kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin, vizituan Khersonin të premten dhe u takuan me kreun e administratës së re të emëruar nga Rusia të rajonit Kherson, Vladimir Saldon.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *