Bota

Finlanda: Kemi një nga ushtritë më të forta, të gatshëm për në front

Ville Skinnari, Ministri i Tregtisë së  Finlandes, ka dhënë një intervistë për La Stampa mbi futjen  e vendit të tij në NATO teksa shpjegon se vendimi varet nga vullneti i  Rusisë për pushtet, shkruajnë mediat e huaja.

Për momentin çdo parti finlandeze po e shqyrton këtë çeshtje dhe disa tashmë kanë marrë një qëndrim publik. Ne socialdemokratët do të mbajmë qëndrimin tonë me 14 maj.

Shpresoj të këtë unanimitet, tha Skinnari.

Gjëja më e rëndësishme është se partitë finlandeze janë të forta. Do të jetë një sinjal shumë i fortë për jashtë dhe për frontin e shtëpisë. Cilido qofte rezultati, ai do ti japë më të mirën një sistemi në të cilin kemi investuar shumë.

Nga pikepamja ushtarake ne kemi nje nga ushtri nga më të fortat në Europë. 285,000 njesi rezervë, si dhe unë që jam nëntoger, marrin pjesë në stërvitje të shpeshta edhe nëse punët tona janë të ndryshme”.

Sipas Skinnari, te gjithe finlandezët janë gati të shkojnë në front. “Është  e natyrshme.. Sistemi yne i sigurisë si kontrolli kufitar është një model shumë i studiuar. Roli ynë në Europë është të jemi prodhues të sigurisë dhe stabilitetit. Ne jemi gati të durojmë për dekada nëse ndodh diçka.

Është rezultat i zgjedhjeve të bëra shumë vitë më parë, është një përgatitje për mbrojtjen që është në ADN-në tonë. Nëse ka ka diçka që ka ndryshuar qëndrimin e Finlandës ndaj NATO-s ishte Rusia.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Kjo është arsyeja pse besoj se është shumë e rëndësishme që të ecim përpara së bashku me Suedinë” përfundoi Skinnari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *