Lajme

Djali i vdiq brenda qelisë. Babai: Shteti po sillet sikur nuk ka ndodhur gjë

Pyetja e Syri.tv: Z. Agim, ku ka jetuar kohët e fundit djali juaj, me çfarë është marrë?

Agim Meta: Këtu në Kavajë, shkonte në Greqi, punonte nga 3 muaj, se ashtu ishin vizat. Punonte tre muaj dhe vinte në Shqipëri prapë.

Policia e Kavajës thotë se ka qenë shumë problematik,gjatë viteve të fundit. Sa e vërtetë është kjo?

Agim Meta: Nuk është e vërtetë. Policia u bë problem për atë, jo ai për policinë. Në kuptimin e fjalës që nuk ka shtet, nuk ka polici. Nuk ka. S’ka! Derisa ata nuk më fusnin mua dje në Polici, të takoja atëherë çfarë t’i them unë kësaj policie?!

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

Çfarë dyshimesh kini ju?

Agim Meta: Dyshoj se fëmijën mua ma kanë vrarë!

SYRI TV: A e keni takuar dje djalin? A ka qenë në kushte të vështira?

Agim Meta: Ka qenë me një shok duke pirë kafe, duke qeshur… E mbajmë mend ata çunat që kanë qenë tek klubi, duke qeshur. Unë isha në punë, se punoj në bashkinë e Kavajës. Nuk kisha shumë kontakt të takohesha me djalin, se ikja në mëngjes, vija në drekë haja bukë, ikja prapë gjatë gjithë ditës. Vetëm kur kam ardhur këtu dhe kam parë lajmet që djali është vetvrarë.

SYRI TV: Pas ngjarjes, a kanë ardhur drejtues të Komisariatit të Kavajës apo të prefekturës apo të institucioneve, prokurorë, për t’iu dhënë sqarime në lidhje me çështjen?

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Agim Meta: Asnjë. Asnjë s’më ka kapur. Asnjë nuk më ka ardhur në shtëpi. Asnjë fare. Sikur nuk ka ndodhur gjë fare.

SYRI TV: Ditët e fundit, me çfarë është marrë djali juaj, si e kalonte kohën?

Agim Meta: Bënte vrap, shkonte në plazh, punonte nganjëherë…

SYRI TV: Çfarë hapash do të marrë familja juaj, pas përcjellës së të ndjerit, për kërkimin e drejtësisë?

Agim Meta: Unë dua drejtësi. Dua drejtësi. Do ta ndjek deri në vdekje. Nuk e lë, do t’i kap të gjitha mediat ku janë ku s’janë e do t’i dal përballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *