Do martohej pas luftës, raketat ruse vrasin gazetarin ukrainas
Një tjetër gazetar ka vdekur në luftë. Skynews raporton se bëhet fjalë për reporterin Oleksandr Makhov, 36 vjeç, i cili vdiq në bombardimet pranë Izium në linde të Ukrainës. Gazetari kishte punuar për kanalin televiziv ukrainas Telekanal Dom, por po luftonte me forcat ukrainase, pasi kishte luftuar më parë në rajonin e Donbasit. Në një postim në Facebook vetëm disa ditë para vdekjes së tij, ai zbuloi se do të martohej. Ai ndau një foto të krahut të tij të gjakosur, duke thënë se plagët e tij do të shëroheshin para dasmës.
Rruga Press