(VIDEO) Hetimi i AP: 600 civilë humbën jetën nga bombardimi i teatrit të Mariupol-it
Afërsisht 600 njerëz vdiqën nga bombardimi i teatrit të Mariupolit më 16 mars, sipas një hetimi të Associated Press Ky është rreth dyfishi i vlerësimit fillestar të qeverisë së qytetit prej 300 viktimash, duke e bërë atë sulmin më vdekjeprurës kundër civilëve në luftën në Ukrainë.
Hetimi i AP rikrijoi atë që ndodhi brenda teatrit falë rrëfimeve të 23 të mbijetuarve. Qeveria vlerësoi nga hetimet e para se rreth 300 njerëz vdiqën dhe që atëherë ka hapur një hetim për krimet e luftës, sipas një dokumenti të marrë nga AP.
Sipas dëshmitarëve, të paktën 100 njerëz që ishin në një ambjent, ku asnjë prej tyre nuk arriti të mbijetonte. Ata thanë gjithashtu se dhomat dhe korridoret brenda ndërtesës ishin të mbushura plot, me rreth një person për çdo 3 metra katror hapësirë të lirë.
Shumë të mbijetuar vlerësuan se rreth 1,000 njerëz ishin brenda në kohën e sulmit ajror. Të mbijetuarit kryesisht u larguan nga dalja kryesore ose një hyrje anësore, pasi ana tjetër e ndertesës dhe pjesa e pasme u shembën.
Shumica e dëshmitarëve pretendojnë se numri i vërtetë i viktimave është 600 dhe sugjeruan që trupat ose u mbuluan nnga shembja e ndërtesës ose u hoqën nga rusët.
Rruga Press