Opinion/Aktualitet

I dashur Zelensky, Mos prit gjë nga ai, e nga ata, që e duan “Ballkanin serb “

Nga Gëzim Mekuli

I dashur Zelensky,

Më vjen keq por më duhet të ta them se lutja juaj për ta bojkotuar botën ruse në Shqipëri ka shkuar n’vesh të shurdhër.

Nuk mund t’i përjashtoj rusët nga Shqipëria, për shkak të gjenocidit rus mbi ukrainasit, ai i cili nuk mund të përjashtoj serbët nga Shqipëria për shkak të gjenocidit serb mbi shqiptarët.

I dashur Zelensky,

Fjalimi i juaj ishte i gjallë, i prekshëm dhe na solli shumë kujtime e shumë lot, neve popullit shqiptar, por jo politikës së Tiranës.

A e pe i dashur Zelensky, se sa patetik e sa të ftohtë akull që ishin përfaqësuesit e shqiptarëvë të Tiranës?

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

A e pe se sa të pa ndjenja që ishin?

Unë kam ndjekur shumë fjalime Tuaja gjithandejë nëpër Kuvendet e Europës, SHBA-së dhe Austrlisë. Kam parë, nëpërmes lotëve t’mi, se si qanin përfaqësuesit e këtyre Kombeve dhe shteteve në Kuvend; Kam parë se si të ndërprisnin fjalën nga duartorikitja; E kam parë, turbullt nga loti i syve t’mi, se si ngriheshin në këmbë e u shkrinin me fatin e Kombit tënd e me Ty, me dhmbjen tënde, me dhimbjen e ukrainasve e të kombit ukrainas.

Dëgjo Zelensky heroi im,

Serbia e moqme dhe kjo e tashmja, ka vrarë, ka prerë, ka dhunu djem, burra vajza e plaka, ka grirë e ka djegur fëmijë; Po, po, po ka bërë gjenocid mbi gjysmën e atij kombit e të atij Kuvendit që Ti ju drejtove sot, dhe a e di se cfarë? Është mu ky Kuvend e janë mu këta përfqësues që nderojnë këngën dhe këngëtarin që u këndoj luftërave serbe mbi Ballkan.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Mos prit gjë nga ai, e nga ata, që e duan “Ballkanin serb “, zoti Zelensky! Vërtetë mos prit hiqgjë asdhe nga Sali Berisha, strukturat politike të të cilit u shisnin naftë ushtrisë (serbe) jugosllave gjatë luftërave të Ballkanit.

Atëherë shitej naftë me gjak shqiptari, sot naftë me gjak ukrainasi, kaq e thjeshtë është kjo punë!

Zelensky,

ti e di shumë mirë, kombi shqiptar nuk është as Edi Rama e as Sali Berisha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *