Nga vjen ky devocion i Ramës për serbët dhe rusët?
Profesori i Filozofisë, Elvis Hoxha ka shtruar pyetjen se nga vjen devocioni i Ramës për serbët dhe rusët.
Këtë pyetje ai e ngre nisur nga pyetja që një gazetare i drejtoi kryeministrit Rama. Ajo, para një jave, e pyeti Ramën nëse mendon ta rishikojë hyrjen e turistëve rusë në Shqipëri.
Videon mund ta shikoni duke klikuar artikullin më poshtë
Ndërkohë, sot presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, iu drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Zelenski kërkoi që Shqipëria, në kuadër të sanksioneve ndaj Rusisë, të konsiderojë ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në Shqipëri.
Më poshtë gjendet postimi i profesorit Elvis Hoxha, në profilin e tij në facebook:
Gazetares që e pyeti Ramën nëse mendon ta rishikojë hyrjen e turistëve rusë në Shqipëri, Rama iu përgjigj shkurt: “Jo, nuk mendoj.”
Që Rama nuk ka zakon të mendojë, kjo është e kuptueshme.
Por që u irritua nga kjo pyetje krejt e natyrshme, kjo është çështja e vërtetë: Nga vjen ky devocion i Ramës për serbët dhe rusët?
Rruga Press