Bota

Putini, Macronit: Sanksionet po e ndërlikojnë situatën në Ukrainë, ja për çfarë diskutuan sot

Agjencia e lajmeve ruse, RIA ka zbuluar se për çka diskutuan sot përmes telefonit presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Udhëheqësi rus theksoi se vendet perëndimore mund të ndihmojnë në ndalimin e krimeve të ushtrisë ukrainase dhe militantëve të batalioneve kombëtare, por në vend të kësaj vendet e BE-së i injorojnë ato.

Macron, nga ana tjetër, shprehu shqetësimin për problemet në zhvillim të sigurisë globale të ushqimit, raporton theguardian.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti

Putin, si kundërpërgjigje, theksoi se “situata është e ndërlikuar shkaku i sanksioneve të vendeve perëndimore” ndërsa vuri në dukje rëndësinë e funksionimit të papenguar të infrastrukturës globale logjistike dhe transportit.

Putin gjithashtu raportohet se i ka thënë Macronit për lehtësimin e evakuimeve nga Azovstal Rusia dhe qasjen ruse ndaj negociatave me Kievin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *