Ambasadorja britanike në Ukrainë përshkruan skenat e tmerrshme që pa, teksa i afrohej Kievit
Ambasadorja britanike Melinda Simmons ka ndarë përvojën e saj të mbërritjes në Ukrainë javën e kaluar, duke përshkruar skenat e tmerrshme teksa i afrohej kryeqytetit.
Sipas mediave të huaja, ajo u kthye në kryeqytetin ukrainas të premten – pasi Britania e Madhe vendosi të rihapte ambasadën e saj.
Zonja Simmons ka thënë se është e qartë se “sa fort u përpoq Rusia të merrte Kievin dhe sa shpejt u fokusua në goditjen e civilëve”.
Ajo shtoi: “Kënde lojërash të bombarduara, bombarduan shkollat, spitalet, pamë pemë të djegura,…”.
“Kaq e qartë me të vërtetë se që në fillim kjo kishte të bënte me goditjen e kombit ukrainas, nuk ishte vetëm për të rrëzuar aftësinë ushtarake ukrainase”.
Një diplomate amerikane tha të hënën se Shtetet e Bashkuara mund të rihapin së shpejti ambasadën e tyre në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.
E ngarkuara me punë Kristina Kvien tha gjatë një konference për shtyp në Kiev se Shtetet e Bashkuara po presin ende një analizë përfundimtare nga zyrtarët e sigurisë, përpara se të rifillojne aktivitetin e tyre atje.
“Kur të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi”, tha ajo.
Zonja Kvien tha se diplomatët amerikanë do të fillojnë të bëjnë udhëtime ditore në kryeqytetin e Ukrainës gjatë dy javëve të ardhshme.
Rruga Press