Bota

Përshkallëzohet konflikti diplomatik Rusi-Izrael

Një postim në Twitter i Ministrisë së Jashtme ruse të martën, ka ndikuar në përshkallëzimin e një konflikti diplomatik në rritje, midis Kremlinit dhe Izraelit.

Kremlini ka deklaruar së fundmi se “kritika e ministrit të Jashtëm izraelit, Yair Lapid, ndaj homologut të tij rus ishte Sergey Lavrov, është anti-historike” dhe se shpjegon në masë të madhe vendimin e qeverisë aktuale Izraelite për të mbështetur “regjimin neo-nazist në Kiev”.

Lapid kritikoi të hënën ministrin e Jashtëm rus, Lavrov për shkak të deklaratës se tij se edhe Hitleri kishte origjinë hebreje. Lapid e ftoi Lavrovin dhe Rusinë të kërkojnë falje.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Lavrov i bëri këto komente gjatë një interviste për kanalin italian “Zona Bianca” kur u pyet pse Rusia po justifikon agresionin e saj në Ukrainë me “denazifikim”, duke iu referuar origjinës hebreje të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Pra, çka nëse Zelensky është hebre. Nuk mohohen elementet naziste në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre”, ka thënë Lavrov, duke shtuar se “disa nga antisemitët më të këqij janë hebrenj”.

Deklaratat e Lavrovit shkaktuan zemërim të gjerë në Izrael dhe në diasporën hebreje dhe tensionuan marrëdhëniet midis Jerusalemit dhe Moskës.

Sistemi nazist dhe Hitleri në krye të tij, janë përgjegjësit kryesorë për Holokaustin, ku u ndoqën dhe u persekutuan miliona hebrenj. Më herët edhe Zelensky tha se familja e tij ishte shënjestër e nazistëve.

Izraeli ishte përmbajtur më parë nga kritikimi i hapur i pushtimit të Rusisë, ose nga ofrimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, siç kanë bërë shumë shtete perëndimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *