Ambasadori ukrainas sulmon kancelarin Scholz: Mos bëj si salçiçe
Nga Soeren Haberlandt, BILD
Kabineti federal gjerman pritet të mblidhet të martën dhe të mërkurën në kështjellën Meseberg për një takim me dyer të mbyllura. Fokusi do jetë lufta në Ukrainë. Pak përpara këtij takimi, një intervistë e kancelarit shkaktoi një reagim të ashpër nga ambasadori ukrainas.
Andrij Melnyk sulmoi ashpër kancelarin gjerman Olaf Scholz. “Të hiqesh si një salçiçe e lënduar, nuk është sjellje prej burri shteti,” tha ai. “Këtu bëhet fjalë për luftën më brutale asgjësuese që nga sulmi nazist në Ukrainë, nuk është një kopsht fëmijësh”.
Në intervistën e tij për ZDF, Scholz bëri me dije se kishte anuluar një udhëtim në Kiev. Fakti që presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u refuzua nga Ukrainë “qëndron në rrugën e gjërave”, tha ai. “Nuk mund të funksionojë që një vend, i cili ofron kaq shumë ndihma ushtarake, aq shumë ndihmë financiare të nevojshme kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë që janë të nevojshme për Ukrainën në të ardhmen, atëherë ju të thoni që presidenti juaj nuk mund të vijë…”.
Steinmeier në fakt donte të shkonte në Kiev me krerët e shteteve të Polonisë, Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë në mes të prillit, por u refuzua me një njoftim të shkurtër. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk donte ta priste.
“Mendoj se në fund të fundit është një ngjarje shumë e jashtëzakonshme që presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, i cili është kandiduar për një mandat të dytë në Asamblenë Federale pak javë më parë, të refuzohet në këtë mënyrë. Kjo është një pengesë në rrugë”, tha Scholz.
Lidhur me akuzën se hezitonte dhe se nuk i komunikonte vendimet, Scholz tha: “Gjithmonë i marr vendimet shpejt, bashkë më të tjerët, në koordinim me aleatët. Por kursi im është që ne të veprojmë me maturi dhe me mendje të kthjellët”. Qeveria nuk merr një vendim me stili e një departamenti PR.
Kancelari komentoi gjithashtu udhëtimin në Ukrainë të kreut të CDU, Friedrich Merz gjatë kësaj jave. Merz e informoi për planet e tij të udhëtimit dhe më pas do t’i raportojë. “Çdo gjë tjetër nuk do të ishte gjë e mirë për demokracinë, pasi do duket sikur po luftojmë me njëri-tjetrin”.
Friedrich Merz dhe politikani i krahut të majtë, Gregor Gysi, njoftuan së fundi se do të udhëtojnë për në Ukrainë. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock ishte gjithashtu anëtarja e parë e qeverisë që njoftoi planet për një udhëtim në kryeqytetin ukrainas Kiev- por pa një datë specifike.
Rruga Press