Bota

Çfarë ndodhi brenda natës dhe çfarë pritet të ndodhë sot në Ukrainë?

Sot është dita e 69-të që nga fillimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Dhe sikurse edhe gjatë ditëve të mëparshme, atje ka pasur zhvillime të shumta dhe të tilla pritet të ketë edhe gjatë ditës së sotme, gjithashtu.

Në këtë drejtim, siç është paralajmëruar, gjatë ditës kryeministri britanik, Boris Johnson do t’i drejtohet parlamentit të Ukrainës.

Ai pritet të përshkruajë rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit rus si “ora më e mirë” e vendit;

Ai gjithashtu do të japë detaje rreth ndihmës prej 300 milionë funte (rreth 360 milionë euro) në mbështetje shtesë ushtarake nga Mbretëria e Bashkuar, duke përfshirë pajisjet e shikimit të natës dhe pajisjet e luftës elektronike.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ndërkohë është bërë e ditur se Rusia ka rifilluar sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupolit, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq shpresojnë të ndihmojnë në më shumë evakuime të martën në mëngjes.

Në anën tjetër presidenti rus Vladimir Putin nuk i është përgjigjur ende një kërkese të Papa Françeskut për t’u takuar në Moskë për të diskutuar rreth agresionit rus në Ukrainë, sipas raporteve të gazetave.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Veç këtyre, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar sugjerimin e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov se Adolf Hitler kishte origjinë hebreje.

Presidenti ukrainas sot do t’i drejtohet me një video-mesazh edhe Kuvendit të Shqipërisë.

E mediumi britanik Sky News ka publikuar një hartë që thuhet se detajon se cilat pjesë të Ukrainës janë nën kontrollin rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *