Lajme

Hungaria është kundër vendosjes së një embargoje për naftën dhe gazin rus, thotë zëdhënësi i qeverisë hungareze

Budapesti mbetet kundër vendosjes së një embargoje të BE-së për naftën dhe gazin e importuar nga Rusia, tha zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs.

“Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar: ne nuk i mbështesim ato”, thotë ai.

Një embargo (ndalim tregtie) totale ndaj dy lëndëve djegëse fosile ruse po shqyrtohet nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e tij të gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

Ministrat e Energjisë së BE-së shpresojnë të arrijnë një qëndrim të bashkuar për gazin dhe naftën ruse nëpërmjet një sërë bisedimesh urgjente këtë javë.

Megjithatë, Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për mbylljen e furnizimeve me energji ruse.

Për një embargo të mundshme të naftës, ai thotë: “Vendet e tjera nuk janë ende gati dhe mendoj se kjo duhet respektur. Në rastin e gazi, për shembull, as ne nuk do të ishim gati”.

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Moska vazhdon të deklarojë se blerësit e huaj të gazit duhet të paguajnë në bankën e saj private, Gazprombank, e cila do të konvertonte çdo dollarë ose euro në rubla. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *