Lajme

Plazhi “Porto Palermo” në Qeparo ndër 40 plazhet e preferuara evropiane sipas The Guardian

Media prestigjioze britanike “The Guardian” ka përzgjedhur 40 plazhet më të bukura qe preferohen për pushime të sivjetme verore.

Sipas këtij mediumi, në mesin e vendeve ballkanike, perveç Kroacisë e Malit të Zi është perzgjedhur edhe plazhi “Porto palermo” në fshatin Qeparo që gjendet në Jug të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth.

Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.  Një shëtitje e shkurtër larg bregdetit, hoteli Stone Beach (apartamente në studio nga 70 €) ka dhoma me pamje nga jugu mbi detin Jon” shkruan The Guardian.

Lexo më shumë  Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ SafeJournalists kërkon hetim urgjent

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *