Lajme

(Detaje) Urbani në Lanë, drejtuesi i autobusit këmbëngul për keqfunksionim të frenave

Ngjarja e rëndë që u shënua të premten në mbrëmje në Tiranë, ku një autobus ndërqytetës, i mbushur me udhëtarë, për pak sa nuk u kthye në tragjedi, po hetohet intensivisht nga Prokuroria e Tiranës.

Janë një grup ekspertimi dhe hetimi që kanë marrë përsipër verifikimin e të gjitha fakteve të mbledhura prej tri ditësh për të mësuar se çfarë vërtet ndodhi atë moment të frikshëm për dhjetëra persona që kishin marrë autobusin e Unazës për t’u kthyer në destinacionet e tyre.

Janë siguruar një sërë pamjesh, gjendje autoteknike e mjetit-autobus si dhe janë si dhe janë siguruar një sërë dëshmish në lidhje me momentin që për fat nuk rezultoi fatal.

Sipas të dhënave paraprake, ka dyshime që mjeti autobus dyshohet se ka pasur probleme teknike por edhe manovra e shoferit të mjetit nuk ka qenë e duhura. Ndërkohë që autovetura, në të cilën udhëtonin dy të rinj, ka rezultuar të ishte në rrugën e vet në momentin kur u mor para nga mjeti i transportit publik duke përfunduar në lumin e Lanës.

Ndonëse po mendohet që autobusi i Unazës, i mbetur varur mbi lumin Lanë në mes të Tiranës të lihet si instalacion, ekspertët kanë nisur hetimin për të përcaktuar shkaqet reale që çuan në atë aksident që rrezikoi jetën e dhjetëra personave që gjendeshin brenda, pa llogaritur jetën e dy personave që ishin në mjetin që u mor zvarrë dhe përfundoi poshtë rrotave të urbanit në lumë.

Sipas të dhënave bëhet me dije se aktualisht çështja po hetohet nga prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Garunja, i cili e ka regjistruar ngjarjen deri tani si kundërvajtje penale, pasi nuk ka viktima dhe të plagosurit, sipas grupit hetimor janë të dëmtuar lehtë. Kjo ka sjellë edhe mosarrestimin e asnjë prej drejtuesve të mjeteve, ndonëse thuajse të gjithë përfunduan në spital mbrëmjen e së premtes.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Grupi hetimor bëhet me dije se po pret ekspertizën autoteknike të dy mjeteve të përfshira në aksident si dhe ekspertizën e vendngjarjes, një mekanizëm mbi të cilin do të hedhin dritë ekspertët e Policisë së Shtetit, prej nga kur pritet edhe të përcaktohet shkaku i ngjarjes së rëndë.

Sipas të dhënave hetimore është mësuar se nga verifikimet paraprake ekspertët dyshojnë se faji është i mjetit të transportit publik, ndërsa ekspertiza do të jetë ajo që do e përcaktojë edhe shkencërisht nëse mjeti ka qenë apo jo në kushte të mira teknike, apo ka qenë drejtuesi i mjetit ai që ka humbur kontrollin momentin që ka tentuar të shmangë autoveturën.

Autobusi që drejtohej nga 62-vjeçari Muhamet Kyçyku, i cili ka qenë duke qarkulluar në korsinë e mesit kur ka humbur kontrollin dhe nuk ka mundur dot të ndalojë, gjithashtu dyshohet se ka dhënë një defekt teknik. Më saktë, ka qenë vetë drejtuesi i mjetit, i cili i ka thënë Policisë se ai nuk ka gabuar për asnjë moment, por ka qenë autobusi që nuk i është bindur. Ka dyshime se në atë moment shoferit nuk i janë përgjigjur frenat, kur ka tentuar të frenojë që të shmangë rënien nga pas të mjetit “Benz”.

Policia pretendon gjithashtu se shoferi i autobusit ka tentuar të shmangë përplasjen me mjete të tjera që po qarkullonin në të njëjtin aks, në të cilin ai kishte hyrë, por në momentin që ai ka parë që diçka nuk shkon ka tentuar ta nxjerrë mjetin nga rruga, moment që është edhe përplasur fillimisht me mjetin “Benz”, që drejtohej nga 27-vjeçari Jurgen Rama, i cili ishte duke qarkulluar paralelisht në korsinë e djathtë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Sipas Policisë, ky ka qenë momenti kur të dyja mjetet janë përplasur me pemën dhe për pasojë kanë përfunduar të dy në lumin Lana.

Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:10, autobusi i linjës së Unazës në Tiranë u përplas me një mjet dhe nga devijimi të dy përfunduan në Lanë. Nga aksidenti mbetën të plagosur 5 persona, ndonëse për fat morën lëndime jo serioze që të gjithë, duke shmangur kështu një ngjarje të rëndë. Për të mësuar se çfarë kishte ndodhur në ato momente Policia sekuestroi kamerat e sigurisë dhe mori dëshmitë e personave që panë ngjarjen, por edhe që ndërhynë të shpëtonin jetën e personave që gjendeshin në të dyja mjetet.

Policia tha autobusi i linjës GoGreen me drejtues Muhamet Kyçykun, sapo kishte kaluar urën e “Myslym Shyrit” dhe po përgatitej për të ndalur në stacion. Duke qenë se para vendqëndrimit të urbanit ishin parkuar mjete të tjera, shoferi 62-vjeçar ka ndaluar disa metra para se të mbërrinte aty.

Pasi ka hipur një pasagjer dhe gjatë daljes në korsinë e mesit, urbani dyshohet se ka pësuar një defekt teknik ku shoferi ka humbur kontrollin. Në krahun e majtë të urbanit me shpejtësi normale ishte makina tip “Benz” me drejtues Jurgen Ramën.

Shoferi i autobusit duke mos pasur akses në sistemin e frenimit dhe për shkak të panikut e ka drejtuar autobusin në drejtim të Lanës, duke e marrë përpara makinën. Si pasojë e përplasjes së fortë të dyja mjetet përfunduan në lumin Lana.

Grupi hetimor është në pritje të nxjerrjes së autobusit nga lumi me qëllim kryerjen e një eksperimenti për të zbardhur shkakun e problemit teknik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *