Bota

Gjermania pret të jetë e pavarur prej importeve të naftës nga Rusia deri në fund të verës

Gjermania ka bërë përparim në pavarësim nga lëndët djegëse fosile të Rusisë dhe pret të jetë plotësisht e pavarur nga importet e naftës së papërpunuar nga ky vend deri në fund të verës.

Ministri i Ekonomisë dhe Klimës, Robert Habeck, tha se Gjermania uli pjesën e importeve të energjisë ruse në 12 për qind për naftën, 8 për qind për qymyrin dhe 35 për qind për gazin natyror, shkruan “FirstPost” të hënën.

Gjermania ishte nën presion të fortë nga Ukraina dhe vende të tjera evropiane për të reduktuar importin e energjisë nga Rusia, që i sjell miliarda euro Moskës, për shkak të agresionit rus.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Të gjithë hapat që po ndërmarrim kërkojnë një përpjekje të madhe të përbashkët të të gjithë aktorëve dhe kjo nënkupton gjithashtu kosto që ndihet si nga ekonomia ashtu edhe nga konsumatorët. Por ato janë të nevojshme nëse nuk duam më që Rusia të na shantazhojë”, tha Habeck, ndërsa Bashkimi Evropian po shqyrton një embargo ndaj naftës ruse pas vendimit për të ndaluar importin e qymyrit rus nga gushti.

Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pritet të merret të mërkurën.

Habevk tha se Gjermania arriti të kalojë relativisht shpejt në importin e naftës dhe qymyrit nga vendet e tjera, që do të thotë se “në fund të verës është real fundi i varësisë nga importi i naftës bruto ruse”.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Pavarësia e Gjermanisë nga gazi natyror rus është një sfidë shumë më e madhe. Para agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Gjermania merrte më shumë se gjysmën e gazit natyror të importuar nga Rusia. Kjo përqindje tani ka rënë në 35%, pjesërisht për shkak të rritjes së prokurimeve nga Norvegjia dhe Holanda, njoftoi Ministria e Ekonomisë.

Për të reduktuar më tej importet nga Rusia, Gjermania planifikon të përshpejtojë ndërtimin e një terminali të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe të hapë disa terminale lundruese LNG këtë ose vitin e ardhshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *