Uncategorized

“TEORIA KONSPIRATIVE” E ROKUT KLASIK: ‘SKENA TË ÇUDITSHME BRENDA KANIONIT’ DHE ZEMRA E ERRËT E ËNDRRËS HIPIKE

Nga Dangerous Minds
Përktheu nga origjinali Hana Mitrovica, rrugapress.al

Mënyra standarde e funksionimit të “teorisë së konspiracionit” është mjaft e drejtpërdrejtë. 

Autori ose kërkuesi merr një rrëfim historik të pranuar përgjithësisht dhe shpërndan skepticizëm mbi të. 

Ndërkohë, ruan kuptimin alternativ të asaj që ka ndodhur “me të vërtetë”. Kuptim ky, gjoja i përshtatet më mirë fakteve të shtruara.

“Skenat e çuditshme brenda kanionit” të autorit Dave McGowan ( Kanioni i Dafinës, Opsionet e Fshehta dhe Zemra e Errët e Ëndrrës së Hipikëve ) padyshim ndjekin këtë qasje.

Fokusi është krejtësisht unik. Për të thënë më mirë, libri nuk është më pak se Teoria Zyrtare e Konspiracionit të Rock-ut Klasik. plot me kapituj individualë që trajtojnë tema të pabesueshme mbi artistë të ndryshëm. 

Në mesin e tyre : Frank Zappa, Doors, Love, Beach Boys, Byrds, Gram Parsons, etj., karriera e të cilëve analizohet me imtësi. Sikur mbledhja e gjurmëve të gishtave të një shteti sekret.

Ajo që flet për kriteret e McGowan në vetvete (prej okultizmit e gjer tek lidhjet serioze familjare ushtarako-industriale) lidhet me virtytin e ‘skenave të çuditshme’në atmosferën e çuditshmërisë së përrallave, që mundt të gjasonte me vizionet e shkrimtares Joan Didion, sa për ilustrim.  Në fund të viteve gjashtëdhjetë, në Kaliforni, kur u shqua psh. vepra e saj “Albumi i Bardhë”. Gati në çdo faqe përfliteshin pallatet e yjeve të filmit, këto pastaj të thurura me pasazhe sekrete, që në fund digjen disi spontanisht. Vrasjet, vetëvrasjet, narkozat e mbidozat, dhe të tjera. Të gjitha u përhapën virulente nëpër kastën e të famshmëve. Më pas,  lindin kulte të mbushura me mafiozët dhe spiunë… e gjithë kohës, kjo muzikë vijimisht intriguese vazhdon të përhapet si pikat nëpër lëkurën e leopardit.

I mrekulluar me librin e çuditshëm, intervistuesi Thomas McGrath përpiqet të kuptojë më shumë nga një bisedë e zhvilluar vite më parë me autorin Dave McGowan.

Thomas McGrath: Përshëndetje Dave. Mund të na tregoni diçka për punën tuaj të mëparshme?

David McGowan: Puna ime si kritik socio-politik filloi rreth vitit 1997. Fillova të shihja shenja se peizazhi politik do të ndryshonte në mënyra të thella. Ishte gjithashtu kohë kur u kyça sefte në internet. Kjo, rrjedhurazi, hapi një mori mundësish të reja kërkimi. Krijova web-faqen rreth vitit 1998, dhe adaptimi i kësaj u shndërrua në librin tim të parë. Demokracia qe prishur, në vitin 2000. Ai libër, ende i pabotuar, ishte paralajmërim për popullin amerikan. Të gjitha ndryshimet që kemi parë pastaj nga 11 shtatori 2001 e tej – zbuluan haptazi një seri sulmesh mbi të drejtat civile,  të privatësisë dhe të procesit të rregullt ligjor. U shpërfaq militarizimi i forcave policore të vendit; u zhvilluan luftëra të shumta; teknologjia mori hovin e saj në transformim e sipër të një panoptikoni mbi një minierë gjigante të të dhënash personale të censusit global, etj. 

Ishin punë që prisnin më të voglin provokim për të justifikuar zbatimin e tyre. 

Libri im i dytë, “Kuptimi i fjalës F”, ishte përmbledhje e historisë së SHBA në Shek. XX me përpjekje  t’i përgjigjej pyetjes: “nëse në fakt po shkojmë në këtë drejtim, atëherë, si vallë arritëm fillimisht këtu ku jemi?” Nga 11 shtatori famëkeq, kam shpenzuar kohë duke hulumtuar ngjarjet e asaj dite. Zbulova dhe një gamë temash shtesë. 

Libri i tretë, “ Të programuar për të vrarë”, ishte vështrim mbi realitetin dhe mitologjinë. Pyetja se çfarë është saktësisht një vrasës serial. Vitet e fundit, shumicën e kohës kam gërmuar skenën e kundërkulturës së Laurel Canyon. Janë vitet 1960 dhe 1970 temë, e cila bëhet libri im i katërt, pra, “Skenat e çuditshme brenda kanionit”.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

Thomas McGrath: A kam të drejtë supozimi se ju e merrni si fakt të kryer që rrjetet e energjisë janë në thelb të infektuara nga okultizmi? A janë këto në thelb satanike sipas jush, apo çfarë?

David McGowan: Po, unë besoj se ato që i referoheni si rrjete pushteti, të njohura si shoqëri sekrete, janë të natyrës okulte. Simbolika mund të shihet kudo. Pos, nëse zgjidhni të manovroni rrugën tuaj nëpër botë me sy, gojë dhe veshëmbylluer. Besoj se kështu ka qenë për një kohë të gjatë. Mendoj se varet nga mënyra se si e përkufizoni kuptimin : ‘satanik’. 

Personalisht nuk besoj tek mësimet e Satanizmit dhe as të Krishterimit. Janë anë e kundërt e së njëjtës medalje. Unë nuk besoj se ka entitete hyjnorë apo djallëzor. Njësoj si ata që janë në shkallët eprorë në të dyja anët. Janë sisteme që përdoren për të manipuluar masat e ndjekësve.

Në rastin e satanizmit, shoh mënyrën  për të shitur fshehurazi një mentalitet fashist. Andej duket se është drejtimi i vendit, dhe pjesa tjetër e botës po lëviz konform. Pranohen bindjet se ka rebelime kundër sistemit, por në realitet po e përforcojnë atë. Ashtu siç bënë hipikët. Edhe anarko-patriotët. Nuk besoj se vendi ka një lëvizje legjitime rezistence. Edhe për një kohë. 

Thomas McGrath: Na tregoni për ‘skenat e çuditshme brenda kanionit’. Cila është teza qendrore e këtij libri ?

David McGowan: Për aq sa ka tezë qendrore, do të thosha se është skena e muzikës dhe kundërkulturës. Këto u gjallnuan në vitet 1960. Jo si lëvizje organike e rezistencës,  siç perceptohet përgjithësisht. Më tepër lëvizje që në ishte prodhuar dhe drejtuar nga vet thelbi. 

Pasojë e kësaj do të ishte se për skenën që supozohej të bënte paqen, dashurinë dhe mirëkuptimin, brenda nënbark qe shumë e errët. Një dhunë latente që ky libër përpiqet thellë ta analizojë.

Thomas McGrath: Sa i bindur jeni për këtë dhe pse?

David McGowan: Jam i bindur. Ka qenë udhëtim i gjatë dhe gjithçka që kam zbuluar – përfshinte prejardhjen familjare ushtarake/inteligjente të shumë prej tyre që janë në skenë, si në mes muzikantëve ashtu edhe homologëve të tyre aktorë.  Ekzistenca e një objekti të fshehtë ushtarak  në zemër të kanionit; lidhjet  mes shumë prej yjeve më të shquar; fakti që disa nga treguesit pas Korporatës Rand dhe Projektit për ‘shekullin e ri amerikan’ ishin ekspozuar atje për një kohë. Guvernatori dhe nënguvernatori i ardhshëm i Kalifornisë. Sipas disa raporteve, J. Edgar Hoover dhe politika të tjera të paidentifikuara. Edhe personeli zbatimit të ligjit; numri i jashtëzakonshëm i vdekjeve të dhunshme të lidhura me skenën – të gjitha këto me prirje tregojnë se kundërkultura e viteve 1960 ishte po ashtu një farë soji operacion inteligjence.

Thomas McGrath: Ju sygjeroni se kultura hipi u krijua për të neutralizuar lëvizjen kundër luftës. Por unë e interpretova librin tuaj me bindjen se, për sa ju shqetëson, ka dhe një rezonancë midis asaj që ju e quani “okultizëm psikodelik” (kundërkultura e hipive) dhe filozofisë / teologjisë “elitare”? Mendoni se kjo ishte si arsye e dytë për përhapjen e saj?

David McGowan: Kultura e hipive tani shihet si sinonim i lëvizjes kundër luftës. Siç thekson libri, nuk ishte gjithmonë kështu. Një rrymë e lulëzuar kundër luftës ekzistonte përpara hipikut të parë në skenë. Edhe për të drejtat e grave, njësoj për fuqizimin e zezakëve / Pantera e zezë dhe të tjerë korrentë që synonin ndryshime të mëdha në shoqëri. Kjo u eklipsua nga hipitë dhe fëmijët e luleve. U vunë në dukje ato që ishin fyese për Amerikën, të tërat shumë lehtë për t’u demonizuar. E përmendët ju, se shërbeu edhe një qëllim i dytë : indoktrinimi i të rinjve në një sistem besimi në shërbim të axhendës së disa fuqive.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

Thomas McGrath: Gjë që libri juaj e bën në mënyrë bindëse, është argumenti se shumica e shtytësve në kundërkulturën e gjashtëdhjetave, ishin degjenerues të tmerrshëm thellësisht cinikë. Megjithatë, dikush do të argumentonte se prirja për drogë, alkool, edhe gjëra si dhuna e abuzimi i fëmijëve, nuk ju bën patjetër anëtarë të një kulti qeveritar. A jeni dakord?

David McGowan: Jo. Unë kam njohur njerëz gjatë gjithë jetës sime me prirje për drogën dhe alkoolin. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë i përfshirë në ndonjë kult, qeveri apo tjetër.Nuk besoj se disa prirje e bëjnë personin à priori të degjeneruar. Fokusi në libër ilustron qasjen se asnjë tundës i skenës nuk pësoi pasoja ligjore për përdorimin e shfrenuar, të hapur madje dhe trafikimin e drogave të paligjshme. Pyetja shtrohet pse, nëse këta njerëz sfidonin status quo-në, dhe shteti nuk përdori fuqitë ligjore për të mbyllur ngatërrestarët?  Unë kam zero tolerancë ndaj dhunës dhe abuzimit të fëmijëve. Disa nga këta njerëz në histori ishin fajtorë. Por kjo përsëri nuk e bën dikë anëtar të një kulti – ani se të sfiduar moralisht.

Thomas McGrath: Ju thuani se keni qenë adhurues i muzikës dhe kulturës së viteve gjashtëdhjetë. Çuditërisht, në lexim e sipër, kuptova se vazhdimisht po denoncoje artistët. Gjeta se albume si : Pet Sounds, Forever Changes, Return of the Grievous Angel, etj. Dukeshin çuditshëm në kontekst, por  nuk mund t’i rezistoja dhe pyesja veten nëse i dëgjoni akoma vetë këto disqe?

David McGowan: Po. Koncerti i parë më ishte Three Dog Night rreth vitit 1973. Grup i Laurel Canyon, e nuk e dija këtë deri pak kohë më parë. Për mua, kitaristi më i madh që ka jetuar ndonjëherë ishte Jimi Hendrix. Janis Joplin padyshim vokalistja më e mirë femër. Edhe sa i përket fuqisë dhe emocioneve të ekzibicionuar  ndonjëherë në skenë. Nuk e di nëse duhet ta përshkruaj librin tim si “denoncues” të artistëve të ndryshëm. Brian Wilson, i cili kompozoi Pet Sounds, përshkruhet si kompozitori më i mirë dhe më i admiruar i brezit të tij. Djemtë nga Love, arkitektë të Forever Changes, prezantohen si muzikantët më të talentuar të epokës. Frank Zappa njihet si një muzikant, kompozitor dhe aranzhues shumë i talentuar.ETJ. Vërtetë besoj se disa nga artistët e famshëm nga Laurel Canyon janë të mbivlerësuar. Ndoshta, Jim Morrison dhe David Crosby vijnë mendje. E vërtetë se në disa albume më të pëlqyer, dalë nga kanioni, muzikantët që interpretuan këngët nuk ishin ata nga kopertinat e albumit. Dhe vërtet, ndryshe nga librat e tjerë për Kanionin, ‘Skenat e çuditshme’ nuk i mbulojnë të gjitha dukuritë. Talenti dhe mjeshtëria e pamohueshme e shumë përndriçuesve të kanionit, janë botnisht të njohur. Libri gjithashtu hedh dritë mbi disa figura tragjikisht të harruara tragjikisht të asaj epoke : Judee Sill dhe David Blue, për shembull. Emra që mund t’i shtyejnë lexuesit të rizbulojnë disa nga ata me tërë talentin që kishin për të ofruar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *