Bota

Ministri moldav: Fati i Evropës varet nga përfundimi i luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu, ka thënë të shtunën për Sky News se fati i vendit të tij dhe gjithë Evropës varet nga mënyra se si përfundon lufta në Ukrainë.

“E ardhmja e gjithë kontinentit varet nga kapaciteti i Ukrainës që ta ruajë sistemin e saj politik dhe qëndrueshmërinë e shtetit të saj. Në këtë kuptim, fati dhe e ardhmja e secilit shtet në këtë pjesë të botës varet nga mënyra se si përfundon lufta, ku përfundon dhe kur përfundon”, ka thënë Popescu.

Lexo më shumë  Estonia tregon se “sa kohë mund t’i rezistojë një sulmi të mundshëm nga Rusia”

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt. Ndërkohë, forcat ruse ditëve të fundit kanë sulmuar edhe rajonin e shkëputur të Transistrisë në Moldavi.

Rajoni njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë, por aktualisht është i pushtuar nga Rusia.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thirrur të martën mbledhjen e Këshillit të Lartë të Sigurisë së shtetit, pas raportimeve për bombardime në rajonin e shkëputur të Transnistrisë.

Lexo më shumë  Raporti i fshehtë zbulon të metat e trupave të Putinit, dhjetëra bomba të ushtrisë së Kremlinit bien “aksidentalisht” në territorin rus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *