SHBA-ja kundër pjesëmarrjes së Putinit në samitin G20
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër pjesëmarrjes së presidentit rus Vladimir Putin në samitin G20 që do të zhvillohet në Indonezi më 1 dhjetor të këtij viti.
Zyrtarë amerikanë i kanë thënë Indonezisë se Putini nuk duhet të jetë i pranishëm, teksa shefi i Kremlinit tha pak ditë më parë se e ka pranuar ftesën, shkruan CNN.
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki nuk tha nëse Presidenti Joe Niden do të merrte pjesë, por u shpreh se pikëpamjet e tij ishin të qarta se Rusia nuk duhet të ishte në samit.
“Presidenti ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj pjesëmarrjes së Presidentit Putin në G20,” tha ajo.
Megjithatë, Psaki deklaroi se Indonezia e kishte ftuar Rusinë përpara se të niste agresionin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.
Në një deklaratë ku konfirmoi pranimin e ftesës nga ana e Rusisë, presidenti indonezian Joko Widodo tha se Indonezia dëshiron të bashkojë G20-n.
Rruga Press