Bota

Më shumë se 3.000 refugjatë humbën jetën vitin e kaluar në rrugët detare për në Evropë

Më shumë se 3.000 refugjatë dhe emigrantë vdiqën vitin e kaluar në rrugët detare për në Evropë.

Gjithsej 1.924 të vdekur ose të zhdukur janë raportuar në rrugët nga Afrika e Veriut përgjatë Mesdheut, si dhe 1.153 midis brigjeve të Afrikës Perëndimore dhe Ishujve Kanarie, që i përkasin Spanjës, tha Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Numri i të vdekurve dhe të zhdukurve është dyfish më shumë se vitin e kaluar, tha të premten një zëdhënëse e UNHCR-së në Gjenevë.

“Deri më tani, këtë vit, 478 persona kanë vdekur në rrugët e migrantëve. Një numër i madh njerëzish tashmë ndoshta kanë vdekur duke ikur nga vendet e tyre në brigjet e Mesdheut dhe Atlantikut”, tha zëdhënësja.

Atje, shtoi ajo, ata janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shfrytëzimit, abuzimit, skllavërimit dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë  SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm të luftës në Ukrainë

“UNHCR paralajmëron se paqëndrueshmëria e vazhdueshme politike dhe konfliktet, përkeqësimi i kushteve socio-ekonomike dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, mund të rrisin zhvendosjen dhe lëvizjet e rrezikshme”, thuhet në deklaratë.

Organizata dëshiron të mbrojë refugjatët dhe migrantët e tjerë përgjatë rrugëve të refugjatëve nga shfrytëzimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Ajo po kërkon 163.5 milionë dollarë donacione nga qeveritë për programe në 25 vende./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *