KryesoreLajme

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sulmet ndaj Policisë në veri rezultat i shtrirjes së ligjshmërisë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të premten gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Siguri, se sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri janë si rezultat i shtrirjes së ligjshmërisë atje dhe ndaljes së kontrabandës.

Sveçla ka thënë se është rritur edhe aktiviteti hetues në ato zona.

Ministri i Brendshëm ka thënë po ashtu se gjatë vitit 2021 janë shkatërruar 50 grupe kriminale në Kosovë, nga rreth 1,000 operacione.

Lexo më shumë  Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë

“Ka rënie evidente të kontrabandës”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, brenda 10 ditësh, Policia kufitare e Kosovës është sulmuar gjashtë herë.

Veriu i Kosovës ka qenë një vatër e kontrabandës dhe kriminalitetit për shkak se institucionet e Kosovës nuk kanë tentuar më parë që të shtrihen efektivisht në atë zonë, duke e lënë atë të shndërrohet në një “zonë të lirë” të influencës së qeverisë serbe dhe strukturave kriminale të mbështetura prej saj.

Lexo më shumë  “Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Aksionet Policore në veri të Kosovës e kanë ndryshuar këtë gjendje dhe për pasojë edhe sulmet mbi Policinë e Kosovës vijnë si kundërpërgjigje e këtyre strukturave kriminale të cilat nuk kanë më dorë të lirë të veprojnë si një shtet paralel brenda shtetit të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *