Vritet në Ukrainë veterani i ushtrisë britanike
Scott Sibley është emri i britanikut të raportuar të enjten, si i vrarë në Ukrainë, derisa një tjetër, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, llogaritet i zhdukur, raportoi Sky News.
Mendohet se të dy britanikët kanë qenë duke luftuar kundër trupave ruse, si vullnetarë në mbështetje të ushtrisë ukrainase, ndonëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Britaniku i vrarë, Sibley ishte veteran i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe.
Qeveria britanike nuk ka dhënë detaje për ta, por ka thënë se po i mbështet familjarët e tyre.
Rruga Press