Haxhiu: Po të kishte dyshime për Berishajn, prokuroria sllovene do t’i niste hetimet
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rasti i ambasadorit, Martin Berishaj, ka qenë një luftë në kuadër të garës zgjedhore në Slloveni.
Ajo ka thënë se, në një konferencë për media Golob ka theksuar se inteligjenca ekonomike në Slloveni ka dëshmuar se të hyrat e tij janë në rregull.
“Berishaj do t’i përgjigjet secilës kërkesë që institucionet e Kosovës apo ato në Slloveni apo Kroaci i drejtojnë. Siç jeni në dijeni edhe AKK ka nisur hetimet në raport me deklarimin e pasurisë dhe prisni qëndrimet e institucioneve të Kosovës në raport me këtë çështje. Unë jam e bindur se po të kishin dyshime, normalisht që prokuroria do t’i niste hetimet duke e njohur Slloveninë dhe duke e njohur që nuk është shtet dosido”, ka thënë ajo.
Sipas saj, dezinformata tjetër është ajo e ndërlidhjes së kompanisë me Gen të Sllovenisë dhe atë Genex të Serbisë. Sipas tij, këto po manipulohen qëllimshëm dhe nuk kanë kurrfarë ndërlidhje me njëra tjetrën.
“Për mua më kredibil është raporti i Freedom House se sa raporti i Planet TV dhe për këtë besoj e dini për çka e kam fjalën. Kur doli ky artikull dolën me konferenca, por është mirë të diskutoni edhe për atë raport sepse e dini si do të reagonit po të ishte dikush i LVV-së me emër dhe mbiemër”, ka thënë ajo.
Rruga Press