Kusari-Lila: Partitë politike të jenë të vetëdijshme për situatën me Serbinë
Ndërkaq shefja e GP të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Ajo ka thënë se përkundër shqetësimeve që sjellin këto sulme, asgjë nuk është e pa pritshme në Evropë.
Kusari-Lila ka thënë se Serbia listën e provokimeve e ka të qartë.
“Me Serbinë është e pritshme lista e provokimeve. Rrethanat e krijuara nuk e kanë fokusin e ngushtuar të veprimit. Është e gjatë lista e sulmeve dhe luftës hibride të Rusisë ndaj shteteve tjera me të gjitha metodat. Është e rëndësishme që partitë politike të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë. Këtë javë e kemi parë që një pjesë e opozitës ka rënë në kurth, lufta hibride kështu duket”, ka thënë ajo.
Rruga Press